Teatrit “Skampa”
Teatrit “Skampa” është i ndërtuar në vitin 1938 nga Xhavit Bej Bicaku dhe ka një kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e këtij teatri është një nga më të mirat në Shqipëri. Aktualisht është në gjendje të mirë, por ka nevojë për përmirësimin e fonie, ndriçimit dhe ngrohje-ventilimit.Por me date 4 Gusht 2011 teatri skampa u perfshi nga flake te medha e u be shkrumb e hi. Ai u rregullua dhe tani eshte ne gjendje te mire edhe pse ka defekte te ndryshme.
Biblioteka e qytetit
Biblioteka e qytetit është ndërtuar në vitin 1934 me kontributet financiare filantropike të një familje elbasanase, familjes Baholli. Kjo bibliotekë ka një fond shumë të pasur në sektorin e Albanologjise. Frekuentohet nga një numër i madh lexuesish dhe studiuesish të sferave të ndryshme të jetës.
Kinema “Millenium”
Kinema “Millenium”, ndërtuar në vitin 1966, me kapacitet prej 600 vendesh. Kjo kinema ka shërbyer si e tille gjatë gjithë kohës. Vlen të përmendet fakti që ajo është ruajtur e mirëmbajtur gjatë viteve të tranzicionit. Në vitin 2014, Kinema Millenium po zëvëndësohet nga një pallat i ri, që do të përfshijë një kinema brenda tij.