SOCIALE
Hartëzimi i shërbimeve sociale në Qarkun e Elbasanit
Në Qarkun e Elbasanit ka një numër të konsiderueshëm organizatash dhe shoqatash vendore të cilat jane mjaft aktive në ofrimin e shërbimeve sociale për target-grupet përkatëse. Aktualisht pjesa më e madhe e tyre janë përqëndruar në Bashkine e Elbasanit. Veprimtaria e tyre fokusohet kryesisht në rritjen e ndërgjegjësimit në fushën e të drejtave të njeriut, në ofrimin e shërbimeve konkrete falas përmes qendrave ditore apo rezidenciale dhe në mbështetjen e përfituesve drejt një jete autonome dhe të integruar me pjesën tjetër të komunitetit. Këto shoqata kanë kontribuar duke organizuar kurse trajnimi profesional, sipas kërkesave të tregut aktual të punës.