Muaji qershor – Festa “Miqtë e Malit”
Java e parë e muajit Qershor – Festa “Miqtë e Malit”, në njësinë administrative Gjinar, Bashkia Elbasan. Organizohet në javën e parë të muajit qershor të çdo viti. Në këtë festë dy ditore në Gjinar vijnë dashamirësit e natyrës, folklorit, turizmit malor, të rinj e të moshuar, nga fshati dhe qyteti, nga gjithë vendi si dhe të huaj. Veprimtaritë masive, ku shpalosen garat sportive, këngët dhe vallet, lojërat popullore etj, shoqërohen edhe me një panair të prodhimeve tradicionale të zonës së Shpatit. Lokalet e shumta si dhe shtëpitë e shpatarakëve janë gjithmonë të hapur për miqtë e malit.