Qarku i Elbasanit është një nga 12 qarqet në Shqipëri, ka një sipërfaqeje prej 3 299 km². Qendra e Qarkut të Elbasanit ndodhet në qytetin e Elbasanit. Rajoni lindore dhe veriore është e dominuar nga lugina e Shkumbinit, pjesa në jug është e dominuar nga Devolli dhe Semani.
Qarku shtrihet në fushën me te njëjtin emër, në krahun e djathte të rrjedhës së mesme të lumit Shkumbin ne lartësinë 120 m. Ne përbërje te tij janë katër rrethe: Rrethi Elbasan, qe është edhe qendra e këtij qarku, rrethi Librazhd, rrethi Peqin, rrethi Gramsh. Administrativisht, Qarku ka 7 bashki, 43 komuna dhe 386 fshatra.