ANSAMBLI FOLKLORIK I QARKUT ELBASAN NË “FESTIVALIN FOLKLORIK KOMBËTAR, GJIROKASTËR 2023”
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës përbën eventin më të madh kulturor në mbarë trojet shqiptare. Ai është shprehje e historisë sonë të lashtë; traditave, zakoneve, dokeve, etnosit, folkut etj, të cilat kanë veçantinë dhe specifikën duke na identifikuar si një nga kombet më të pasura në botë.
Grupi Përfaqësues Folklorik i Qarkut Elbasan u paraqit në këtë festë të madhe të folkut burimor me traditën e famshme qytetare elbasanase, me këngën popullore qytetare, me ritualet e dasmave të treves tonë, me Vallen Dyshe të Librazhdit, me Grupin e Fyejve të Gramshit, me Vallen e Dumresë, me Vallen e famshme të Rrajcës, me kënget e zones së Shpatit, me polifoninë e baladat e Gramshit e Shpatit, me larmishmërinë mahnitëse të kostumeve popullore etj.
Më poshtë po japim programin e plotë të Ansamblit Folklorik të Qarkut të Elbasanit në “Festivalin Folklorik Kombëtar, Gjirokastër 2023”:
PROGRAMI ARTISTIK I ANSAMBLIT FOLKLORIK TË QARKUT ELBASAN NE “FESTIVALIN FOLKLORIK KOMBËTAR, GJIROKASTER 2023”
1.Valle Karakteristike e Elbasanit
Interpreton: Grupi vajzave të qytetit
Këndon: Grupi i Vajzave
Melola Gaxho, Englantina Toska, Iris Sula
2.Shkojne zogjtë trumë-trumë”- Ninullë
Këndon: Hatixhe Lushi
3. Janë dy male me dëborë
Këndon: Naun Peci, Mark Karaj
4. O Alush o mjeker shtupe (humoristike)
Kendon: Lulzim Muha, Metush Doku, Neki Zhupani, Xhevair Bora.
5.Vallja e Dudisë
Interpreton: Vasjar Hysa, Flori Hysa
6.Këngë “Nga Stambolli erdhi teli”
Këndon: Bexhet Muca, shoq ne fyell: Zeqir Muca
7. Legjenda e Zarës
Këndon: Anastas Karaj, Abedin Kovaci
8. Melodi me pipez
Interpreton: Fadil Hidri,
shoqëron: Bajram Hysa, Vasjar Hysa
9.Balada e Ymer Agës
Këndon: Mimoza Muca, në fyell:Enver Muca
10.Do te vishem te behem djale
Kendon: Adelina Senja, Eglentina Çala
11. Valle dyshe “Havaja e parë”
Interpreton: Rakip Cota, Veiz Roci
“Havaja e dytë
12. Balade – kush i bie atij fyelli
Kendon: Marsona Tace, shoqëron: Grupi i Fyejve
13. Vallja e Burrave të Belshit
Interpreton: Grupi i burrave
14. Baladë “Fyelli i Tanës”
Këndon: Anastas Karaj, Melola Gaxho
15. Suitë vallesh brezash
Grupi Folklorik i Valleve
(Hyrja-Motiv Rrajcar, Valle burrash- Fleta hudhrës, Valle vajzash- Motiv Rrajcar, Valle Bërdilkës)
Kënga popullore qytetare elbasanase në skenën e FFK Gjirokastër 2023. Qendra e Artit -Bashkia Elbasan.
1.Ke selvitë e Namazgjasë
Kendon:Iris Sula
2.Eja pra moj dallëndyshe
Kendon:Dritan Mustafaj
3.Sa moj e pabesë
Kendon: Demir Zena
4.Ç’u deshirush me t’pa ty
Kendon: Melola Gaxho
5.Të desha me hakikat
Këndon: Englantina Toska
6.Potpuri këngësh qytetare
Këndon: Grupi i vajzave Melola Karaj,
Englantina Toska, Iris Sula
7.Dashunija si rrufe
Kendon: Mehdi Zena
8.Ke porta e kalasë
Kendon: Vëllezërit Zena
Ansambli Folklorik i Qarkut Elbasan bëri një prezantim të lartë virtuoz e artistik, duke evidentuar edhe njëherë pasurinë e pamatë që Qarku i Elbasanit zë në historinë dhe kulturën shqiptare.