VENDIM
Nr.10, datë 21.02.2025
“Për miratimin e Rregullores së Brendshme të Shërbimit Ndërhyrës të Përkujdesit Shoqëror për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar ÇSA”, Qendra e Trajtimit Terapeutik Elbasan
VENDOSI:
- Të miratojë rregulloren e brendshme të Shërbimit Ndërhyrës të Përkujdesit Shoqëror për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar ÇSA, Qendra e Trajtimit Terapeutik Elbasan, bashkëlidhur këtij vendimi.
- Rregullorja e Shërbimit të Qendrës së Trajtimit të Fëmijeve Autik e miratuar me VKQ 33, datë 30.09.2019, shfuqizohet.
- Ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi Shërbimi Ndërhyrës i Përkujdesit Shoqëror për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar ÇSA, Qendra e Trajtimit Terapeutik Elbasan.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.