VENDIM
Nr.07, datë 21.02.2025
“PËR PËRDORIMIN E FONDEVE BUXHETORE TË KUSHTËZUARA TË M.SH.M.S PËR STRUKTURËN E PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË PËRKUJDESIT SHOQËROR REZIDENCIAL PËR FËMIJËT E TRAFIKUAR (VT/VMT) ELBASAN, -TJETËR VIZION, PËR VITIN 2025”
V E N D O S I:
- Të miratojë përdorimin e fondit për vitin 2025, që akordohet për punonjësit e Shërbimit të Përkujdesit Shoqëror Rezidencial të Fëmijëve të Trafikuar (VT/VMT) Tjetër Vizion, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, sipas tabelës bashkangjitur.
- Ngarkohet Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Projekteve, Turizmit, Kulturës dhe Përkujdesit Social, Specialiste e Shërbimeve Juridike, Specialiste e Burimeve Njerëzore të hartojnë kontratat për punonjësit sipas strukturës së miratuar nga M.SH.M.S. në mbështetje V.K.M Nr.421, datë 26.06.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr.325, datë 31.05.2023, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e shtrukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të Administratës Publike” të ndryshuar.
- Ngarkohen me zbatimin e këtij vendimi administrata e Këshillit të Qarkut Elbasan dhe Shërbimi i Përkujdesit Shoqëror Rezidencial i Fëmijëve të Trafikuar (VT/VMT) Tjetër Vizion”.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga 1 Janari 2025.