VENDIM
Nr. 20, datë 21.12.2023
“Për bashkëfinancimin e projekteve të përbashkëta me bashkitë për vitin 2024”
VENDOSI:
1.Të miratojë bashkëfinancimin e projekteve të përbashkëta me Bashkinë Elbasan, Bashkinë Cerrik, Bashkinë Gramsh, Bashkinë Belsh, Bashkinë Prrenjas dhe Bashkinë Peqin, për vitin 2024, ku Këshilli i Qarkut Elbasan të financojë si më poshtë:
- Bashkëfinancim Bashkia Elbasan “Dita e Verës 2024” 2.000.000 lekë
- Bashkëfinancim Bashkia Elbasan “Kampionati Europian i Futbollit” 1.500.000 lekë
- Bashkëfinancim Bashkia Elbasan “Dasma Elbasanase” 2.000.000 lekë
- Bashkëfinancim Bashkia Elbasan “Mbrëmja festive Gala” 1.000.000 lekë
- Bashkëfinancim Bashkia Cerrik “Sheshi rekreativ Shtërmen” 10.000.000 lekë
- Bashkëfinancim Bashkia Peqin “Rikonstruksion i rrugës Via Egnatia” 9.000.000 lekë
- Bashkëfinacim Bashkia Belsh “Rikonstruksion i Shkollës 9 vjeçare Kajan” 5.300.000 lekë
- Bashkëfinancim Bashkia Gramsh “Rehabilitim i rrugëve Pishaj” 4.548.670 lekë
- Bashkëfinancim Bashkia Prrenjas “Rindërtimi i shkollës “Dilaver Nezha” 5.151.330 lekë
2.Projektet e mësipërme do të zbatohen respektivisht nga Bashkia Elbasan, Bashkia Cerrik, Bashkia Gramsh, Bashkia Prrenjas, Bashkia Belsh dhe Bashkia Peqin.
3.Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Kryetari i Këshillit të Qarkut për nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit.
4.Ngarkohet Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Projekteve, Kulturës, Turizmit dhe Përkujdesit Social dhe Sektori i Financës, Burimeve Njerëzore e Shërbimeve Mbështetëse për zbatimin e këtij vendimi.
5.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.