VENDIM
Nr.29, datë 22.10.2024
“Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Bashkinë Gramsh për vazhdimin e projektit të përbashkët të “Ofrimi i Shërbimit Ditor i Qendrës Sociale “Lulet e Diellit” për fëmijët me aftësi të kufizuar në Bashkinë Gramsh për vitin 2025”
VENDOSI:
1.Të autotizojë Kryetarin e Këshillit të Qarkut për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunit midis Këshillit të Qarkut Elbasan dhe Bashkisë Gramsh për vazhdimin e projektit të përbashkët me titull “Ofrimi i Shërbimit Ditor i Qendrës Sociale “Lulet e Diellit” për fëmijët me aftësi të kufizuar në Bashkinë Gramsh për vitin 2025”, bashkëlidhur këtij projekt-vendimi.
2.Ngarkohet Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Projekteve, Kulturës, Turizmit dhe Përkujdesit Social dhe Sektori i Financës, Burimeve Njerëzore e Shërbimeve Mbështetëse për zbatimin e këtij vendimi.
3.Kjo marrëveshje bashkëpunimi hyn në fuqi pas miratimit të projektit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
4.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.