VENDIM
Nr.28, datë 22.10.2024
“Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Shoqatën “Tjetër Vizion” për vazhdimin e projektit të përbashkët me titull “Ofrimi i Shërbimit Rezidencial për fëmijë të trafikuar në qarkun e Elbasanit për vitin 2025”
VENDOSI:
1.Të autotizojë Kryetarin e Këshillit të Qarkut për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunit midis Këshillit të Qarkut Elbasan dhe Shoqatës “Tjetër Vizion”, për vazhdimin e projektit të përbashkët me titull “Ofrimi i Shërbimit Rezidencial për fëmijë të trafikuar në qarkun e Elbasanit për vitin 2025”, bashkëlidhur këtij projekt-vendimi.
2.Ngarkohet Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Projekteve, Kulturës, Turizmit dhe Përkujdesit Social dhe Sektori i Financës, Burimeve Njerëzore e Shërbimeve Mbështetëse për zbatimin e këtij vendimi.
3.Kjo marrëveshje bashkëpunimi hyn në fuqi pas miratimit të projektit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
4.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.