VENDIM
Nr.27, datë 22.10.2024
“Për miratimin e projekteve të shërbimeve të kujdesit shoqëror për aplikimin në Programin e Fondit Social nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2025”
VENDOSI:
1.Të miratojë projektin “Ofrimi i Shërbimit të Trajtimit të Fëmijeve me Çrregullime të Spektrit Autik për vitin 2025” (vazhdim projekti)
2.Të miratojë projektin e përbashkët me Shoqatën Tjëtër Vizion “Ofrimi i Shërbimit Rezidencial për fëmijë të trafikuar në qarkun e Elbasanit për vitin 2025” (vazhdim projekti)
3.Të miratojë projektin e përbashkët me Bashkinë Gramsh “Ofrimi i Shërbimit Ditor i Qendrës Sociale “Lulet e Diellit” për fëmijët me aftësi të kufizuar në Bashkinë Gramsh për vitin 2025” (vazhdim projekti)
4.Ngarkohet Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Projekteve, Kulturës, Turizmit dhe Përkujdesit Social dhe Sektori i Financës, Burimeve Njerëzore e Shërbimeve Mbështetëse për zbatimin e këtij vendimi.
5.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.