VENDIM
Nr.7, datë 12.02.2024
“PËR PËRDORIMIN E FONDEVE BUXHETORE TË KUSHTËZUARA TË M.SH.M.S PËR STRUKTURËN E PUNONJËSVE PËR SHËRBIMIN REZIDENCIAL TË FËMIJËVE TË TRAFIKUAR PËR VITIN 2024”
V E N D O S I:
- Të miratojë përdorimin e fondit për vitin 2024, që akordohet për punonjësit e Shërbimit Rezidencial për Fëmijët e Trafikuar nga Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrotjes Sociale, sipas tabelës bashkangjitur.
- Ngarkohet Sektori i Zhvillimit Ekonomik, Projekteve, Turizmit, Kulturës dhe Përkujdesit Social, Specialiste e Shërbimeve Juridike, Specialiste e Burimeve Njerëzore të hartojnë kontratat për punonjesit sipas strukturës së miratuar nga M.SH.M.S. në mbështetje VKM Nr.325 , datë 31.05.2023, “Për mitatimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të Zëvendësministrit, Funksionarëve të Kabineteve, Prefektit, Nënprefektit, Nëpunësve Civilë dhe Nëpunësve në disa institucione të Administratës Publike”, si dhe udhëzimit Nr.16, datë 16.06.2023 “Për mënyrën e zbatimit të VKM Nr.325, datë 31.05.2023, “Për mitatimin e strukturës së pagave , niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të Zëvendësministrit, Funksionarëve të Kabineteve, Prefektit, Nënprefektit, Nëpunësve Civilë dhe Nëpunësve në disa institucione të Administratës Publike”
- Ngarkohen me zbatimin e këtij vendimi administrata e Këshillit të Qarkut Elbasan dhe Shërbimi i Qendrës së Shërbimit Rezidencial të Fëmijëve të Trafikuar.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga 1 Janari 2024.