Promovohet libri “Kënga Popullore Qytetare e Elbasanit” me autor Kastriot Tusha (Mjeshtër i Madh)
Ne datë 20 Shtator 2022, në teatrin “Skampa” u zhvillua aktiviteti kulturor për promovimin e librit “Kënga Popullore Qytetare e Elbasanit”, me autor Kastriot Tusha (Mjeshtër i Madh). Ky aktivitet u organizua nga Këshilli i Qarkut Elbasan në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, ku moren pjesë shumë personalitete të artit, kulturës dhe të fushes akademike. Ne takim përshëndeten, Kryetari i Këshillit të Qarkut Elbasan zoti Bukurosh Stafa dhe Kryetari i Bashkisë Elbasan zoti Gledian Llatja. U mbajten dhe disa kumtesa nga Prof.Dr. Roland Gjini, Prof. Dr.Bamir Topi, Prof. Dr.Ardian Turku, Muzikologu Zeqir Sulkuqi dhe tenori Josif Gjipali.
Ne fund të takimit promovues u zhvillua dhe ceremonia e dhënies së titullit “NDERI I QARKUT ELBASAN”, Z. Kastriot TUSHA (Mjeshtër i Madh), nga ana e Këshillit të Qarkut Elbasan. “Me motivacionin: “Për merita të veçanta dhe kontribut të shquar dhënë në fushën e artit lirik, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, si studiues e promovues i këngës popullore qytetare elbasanase, të Shqipërisë së Mesme dhe trevave të tjera shqiptare, duke interpretuar me kualitet të lartë profesional, si intelektual, perfaqësues i denjë i qarkut Elbasan”.