22-23 Shtator- “Festa e Mjaltit”, Librazhd
. Kjo festë tashmë është kthyer në një traditë të përvitëshme, e cila festohet gjithmonë të shtunën e parafundit të muajit shtator, ku qëllimi i saj është gjallërimi i jetës turistike. Relievi dhe bukuritë natyrore të zonës ndikojnë që të prodhohet një mjaltë me shije të ndryshme lulesh dhe gështenje. Festa përmbledh një sërë aktivitetesh, panair tradicional, promovim të turizmit malor, gatime tradicionale (degustime të momentit) për të gjithë të pranishmit në festë.