26 korrik – ”Festa e Grabovës”
”Festa e Grabovës”, Bashkia Gramsh. Zhvillohet në fshatin Grabovë Sipër, i vetmi fshat i besimit ortodoks. Grabova Sipër në shekullin e XVII ishte qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore dhe radhitej për nga zhvillimi pas Voskopjës. Në këtë aktivitet zhvillohen vizitë në objektet historike të fshatit (ura, shtëpi, karakteristike, kisha), veprimtari artistike dhe sportive në Grabovë, kulinari e zonës. Vizitohet gjatë gjithë vitit nga shumë vizitorë vendas dhe të huaj