25 Mars – “Dita e Sulltan Nevruzit”
Festohet nga myslimanët dhe në këtë ditë që quhet ndryshe “12 laknat”, çdo familje bën një lakror duke përdorur 12 lloje gjethe lakrash. Futet në të një monedhë që të mos e shohë askush. Lakrori vihet në mes të pranishmëve, rrotullohet tre herë që të mos e dijë askush ku ndodhet monedha e më pas secili zgjedh një pjesë. Çdo familje myslimane që ka një mik kristian, i ndan pjesën e lakrorit që në darkë dhe në mëngjes ja çon.