6 Maj – Festa tradicionale “Dita e Baba Islamit”
Festa tradicionale “Dita e Baba Islamit” në Fshatin Kotodesh, njësinë administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas. Një festë mjaft e vjetër ku pjesëmarrja është shumë e gjerë jo vetëm nga zonat përreth por edhe nga rrethe të tjera, madje edhe turistë të huaj të cilët shprehin lutjet dhe dëshirat e tyre, një rit shumë i vjetër. Në përkujtim të kësaj ditë është ngritur edhe Tyrbja e Baba Islamit, ku kryhen edhe ritet fetare.
6 Maj – “Festa e Luleve” ose e Shën Gjergjit
“Festa e Luleve” ose e Shën Gjergjit në njësinë administrative Stëblevë, Bashkia Librazhd. Organizohet çdo 6 maj në krahinën malore të Stëblevës. Simbolizon ardhjen e pranverës. Në të marrin pjesë shumë njerëz që vijnë edhe nga krahina të tjera të vendit.
6 Maj – “Dita e Bioturizmit”, Funar
Një festë relativisht e re e cila organizohet në njësinë administrative Funar, Bashkia Elbasan. Ky aktivitet ka për synim rritjen e turizmit në këtë zonë liqenore dhe promovimin e produkteve BIO të zonës