5 Maj – ”Dita e Shërgjergjit”
”Dita e Shërgjergjit”, në njësinë administrative Papër, Bashkia Elbasan. Festohet ardhja e verës për bagëtinë. Organizohen darka familjare. Në mëngjes u shërbehet bagëtive dhe dita shoqërohet me gjueti. Dita e Shërgjergjit njihet edhe si dita e fundit e gjuetisë.