29 Shtator – “Panairi i Trashëgimisë Kulturore”
Organizohet në Kalanë e Peqinit me rastin e ditës kombëtare të trashëgimisë kulturore. Në këtë ditë organizohet një panair me vizatime, modele, mokete të objekteve të lashtësisë, vegla e veshje popullore, kërcime dhe lojra të vjetra popullore, gatime të vjetra të traditës, foto të vjetra të sjella nga shkollat dhe qytetarë të ndryshëm. Në këtë panair ndahen çertifikata dhe dhurata për shkollat dhe individët që paraqiten me një gamë të pasur, cilësore, befasuese dhe origjinale të këtyre objekteve të trashëgimisë kulturore.