21 Maj- “Festa e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë”
“Festa e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë”, Fushë Studë, Librazhd. Parku Kombetar Shebenik-Jabllanicë dallohet për vlera të shumta turistike, flora, fauna, monumente të shumta natyrore dhe mbi 14 liqene akullnajore. Të gjitha këto vlera turistike promovohen në Festën e Parkut, ku zhvillohen koncerte artistike me motive popullore tradicionale të zonës, panaire me produkte vendase, gatime tradicionale, guida turistike. Kjo festë përcjell edhe një mesazh të rëndësishëm si “ Mbrojtja e Natyrës”.