2 Tetor- “Festa e Patates”
Festa e Patates”, Stëblevë, Librazhd. Është një aktivitet i rëndësishëm që zhvillohet për komunitetin vendas, shoqëruar me një panair në të cilin promovohet një prej produkteve më të njohura të zonës, patatja e Stëblevës. Në këtë festë grupi artistik i pallatit të kulturës Librazhd, paraqitet me këngë dhe valle tradicionale të zonës. Gjithashtu, përgatiten edhe gatime të ndryshme të patates.