19-20 Maj – “Festa e Afërditës”
Kjo festë organizohet në bregun e liqenit piktoresk të Seferanit, ku në ditën e parë të festës promovohen aftësitë artistike të zërave të rinj, nxitet pjesëmarrja e tyre në shoqërine civile, duke i socializuar dhe integruar me njëri-tjetrin, duke sjellë vlera të ndjeshme në jetën artistike të Dumresë dhe gjetjen e standarteve bashkëkohore rekreative dhe edukuese nëpërmjet artit. Zhvillimi i Festës së Afërditës do të kthehet në një traditë të përvitëshme, ku pjesë e festës është edhe zhvillimi i spektaklit “Miss Afërdita”, gjatë së cilës ushtrohet kulti i Afërditës duke hedhur në liqen dhurata për perëndinë ku qeramika me kokën e Afërditës zë vend të veçantë