18 Shkurt – Festa e Krijimit të Qytetit të Gramshit
Më 18 Shkurt 1960, Gramshi u shpall qytet sipas dekretit nr.3060, të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në këtë ditë qyteti ka festë. Ftohen dhe vlerësohen njerëz që kanë kontribuar ndër vite për zhvillimin e këtij qyteti. Në shkolla kryhen aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe sportive.