18-22 Maj – “Kolonia e Piktorëve”
“Kolonia e Piktorëve”, Bashkia Belsh. U zhvillua për herë të parë në Belsh ku 40 piktorë nga Shqipëria dhe jashtë saj u bënë pjesë e këtij aktiviteti. Piktorët për katër ditë me radhë hedhin në telajo të gjitha peisazhet më të bukura të zonës së Belshit. Për piktorët, Belshi mbetet një studio e madhe, me hapësira për t’u eksploruar, befasuese për pasuritë natyrore që mbart. Në ditën e fundit të aktivitetit, të gjithë piktorët ekspozojnë punimet e tyre në sheshin e qytetit për të gjithë banorët.