15 Qershor – “Festa e Dorëzit”
“Festa e Dorëzit”, në njësinë administrative Librazhd Qendër, Bashkia Librazhd, datë në të cilën është themeluar edhe Shoqata “Dorëz”, nga një grup të rinjsh, nismëtarë të organizimit të kësaj feste tradicionale të përvitshme. Në këtë festë promovohen vlerat turistike malore të zonës, duke nxitur turizmin malor familjar si dhe duke i dhënë vlera ekoturistike zonës së Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, pasi festa zhvilloret në zemër të Parkut Kombëtar. Gjithashtu, promovohen vlerat artistike e kulturore të zonës, nëpërmjet veshjeve tradicionale, këngëve dhe valleve si dhe gatimeve tradicionale të zonës